COVID-19KosovaSot:106Të gjitha:229,571|Bota 554,457,074
Lajme
“Putin ka kancer në gjak, para pushtimit bëri operacion”
Demokracia
16:08 | 15 Maj 2022

Share:

Vladimir Putin është “shumë i sëmurë me kancer në gjak”, këtë pohim sipas The Independent, e ka bërë një oligark që ka lidhje të ngushta me presidentin rus, por identiteti i të cilit, për arsye sigurie nuk bëhet publik.

Oligarku u regjistrua duke diskutuar shëndetin e Putinit me një sipërmarrës perëndimor në mesin e muajit mars. Regjistrimi është siguruar së fundi nga revista amerikane New Lines.

Pretendimet e reja mbi shëndetin e Vladimir Putinit vijnë në kohën kur lideri i Kremlinit është shfaqur i dobësuar në eventet publike, përfshirë kremtimin e Ditës së Fitores javën e kaluar, ndërsa disa videot që kanë qarkulluar kohë më parë, e tregonin me dorën që i tundej në mënyrë të pakontrolluar”.

Publikisht Kremlini vazhdon të deklarojë se Putini është mirë, por masat e tij të rrepta gjatë pandemisë dhe përdorimi i një tavoline të gjatë për të takuar udhëheqës të tjerë politikë i kanë forcuar thashethemet.

Oligarku rus thotë në regjistrim se Putin ka pasur një operacion në shpinë të lidhur me kancerin e tij në gjak pak përpara se të urdhëronte pushtimin e Ukrainës.

Sipas tij, ka një zhgënjim të thellë në Moskë për gjendjen e ekonomisë dhe, duke folur me sa duket edhe në emër emër të oligarkëve të tjerë, dëgjohet të thotë se “ne të gjithë shpresojmë” që të vdesë.

“Putini shkatërroi ekonominë e Rusisë, ekonominë e Ukrainës dhe shumë ekonomi të tjera, absolutisht i shkatërroi“, shprehet ai ndërsa shton: “Problemi është në kokën e tij. Një i çmendur që kthen gjithë botën përmbys”. /Tch

Të ngjashme