Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një vendim sipas të cilit 134 mijë ushtarë të rinj do të rekrutohen në ushtrinë ruse në pranverë.
Edhe pse Rusia po kryen agresion kundër Ukrainës për më shumë se një muaj, Ministria e tyre e Mbrojtjes theksoi se thirrja në ushtri nuk ka të bëjë fare me konfliktin aktual, transmeton Demokracia.com.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoiku tha se rekrutët e rinj nuk do të dërgohen në pikat e nxehta.
“Shumica e personelit ushtarak në qendrat e stërvitjes do t’i nënshtrohen trajnimeve profesionale që zgjasin tre deri në pesë muaj. Theksoj se rekrutët nuk do të dërgohen në vatër lufte,” tha Shoigu. /Demokracia.com/