Lajme
Putin “i ankohet” Macron: Ukraina përgjegjëse për incidentin e termocentralit bërthamor
Demokracia
16:14 | 06 Mars 2022

Share:

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar “radikalët” ukrainas për një incident më 3 mars në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Kremlini zyrtar ka thënë se Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se Ukraina ishte “përgjegjëse për provokimin” rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, shkruan Sky News, transmeton Demokracia.com.

Dy liderët diskutuan pushtimin rus gjatë një bisede telefonike që zgjati një orë e 45 minuta sot.

Sulmi rus në qytetin juglindor të Enerhodar dhe centralin e tij bërthamor në Zaporizhzhia (më i madhi në Evropë), i cili shkaktoi një zjarr, tërhoqi dënimin e menjëhershëm nga liderët botërorë, me ministrat e jashtëm të BE-së dhe NATO-s që po shqyrtojnë sanksione të reja.

Sipas mbikëqyrësit atomik të OKB-së, nuk u lëshua asnjë material radioaktiv./Demokracia.com/

Të ngjashme