Lajme
Putin: Dua që lufta të marrë fund sa më shpejt
Demokracia
23:14 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shprehur së fundmi se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kreu i Kremlimit u shpreh se qëllimi i Rusisë nuk është të kthejë volantin e një konflikti ushtarak, por përkundrazi t’i japë fund kësaj lufte.

“Ne jemi të përkushtuar për këtë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Ne do të punojmë shumë për të siguruar që kjo të përfundojë dhe padyshim sa më shpejt, aq më mirë”, deklaroi Putin.

Por kjo deklaratë e Putin bie në kundërshti me atë që tha më herët se ushtria ruse do të shtojë personelin e tij të përhershëm, pra përtej të mobilizuarve me detyrim në front, deri në 1.5 milionë ushtarë, duke tejkaluar kështu forcat amerikane.

Vullnetarëve, presidenti i premtoi 195 mijë rubla secilit, rreth 2800 dollarë pesë herë mesatarja e pagës në vend.

Të ngjashme