Lajme
Putin dhe Zelensky ranë dakord të takohen me misionin e paqes të liderëve afrikanë
Demokracia
18:04 | 16 Maj 2023

Share:

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha sot se presidentët e Rusisë dhe Ukrainës ranë dakord të diskutojnë planin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një delegacion të krerëve të shteteve afrikane në takime të veçanta.

Gjatë fundjavës, Ramaphosa foli me telefon me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilët i thanë atij se do të presin liderët afrikanë në Moskë dhe Kiev, transmeton Demokracia.com.

Misioni i paqes do të përfshijë, përveç Ramfozës, presidentët e Zambisë, Senegalit, Kongos, Ugandës dhe Egjiptit, njoftoi zyra e kreut të Afrikës së Jugut.

Në njoftim thuhet se Putin dhe Zelenskiy dhanë dritën jeshile për fillimin e përgatitjeve për takimet, por pa informacion shtesë për parametrat e mundshëm të bisedimeve.

Zelensky më parë tha se nuk do të konsideronte një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës derisa forcat ruse të tërhiqen plotësisht nga territori ukrainas.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u informua për takimet e planifikuara të delegacionit afrikan dhe e mirëpret këtë iniciativë. /Demokracia.com/

Të ngjashme