Lajme
Putin bisedë telefonike me Vuçiq: Një zgjidhje e ekuilibruar për Kosovën me miratimin e OKB-së
Demokracia
17:54 | 03 Shkurt 2021

Share:

Presidenti rus, Vladimir Puntin ka biseduar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me Kosovën.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se gjatë në një bisede telefonike me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, se Rusia është e përkushtuar për të gjetur ‘një zgjidhje të ekuilibruar për çështjen e Kosovës’, e cila gjithashtu duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, është bërë e ditur sot në Moskë.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot në një bisedë telefonike me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, se Rusia është e përkushtuar për të gjetur ‘një zgjidhje të ekuilibruar për çështjen e Kosovës’, e cila gjithashtu duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, është bërë e ditur sot në Moskë.

“Pala ruse ka konfirmuar qëndrimin e saj parimor mbi gjetjen e një zgjidhjeje të ekuilibruar që duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, tha Kremlini në një deklaratë të lëshuar pas një bisede telefonike midis dy udhëheqësve, transmeton KP.

Vuçiq informoi Putin për vlerësimin e tij të situatës në lidhje me Kosovën, në përputhje me kontaktet që ai kishte me partnerë të huaj, raporton TASS.

Një deklaratë nga Kremlini vuri në dukje se ‘Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë në zgjidhjen e kësaj dhe çështjeve të tjera kryesore’.

Të ngjashme