Lajme
Putin bën gati ushtrinë e tij, porosit furnizimin me raketa bërthamore
Demokracia
16:05 | 12 Nëntor 2022

Share:

Presidenti rus, Vladimir Putin ka porositur një furnizim të ri me dhjetëra raketa të fundit hipersonike Zircon me aftësi bërthamore.

Këto raketa udhëtojnë me shpejtësi prej afro 7000 milje në orë sipas DailyMail.

Arma “9 Mach”, e njohur në Rusi si “Tsirkon” do të vendoset në shërbim të ushtrisë ruse brenda këtij viti.

“Kontrata e parë për prodhimin e një grupi Tsirkon u nënshkrua në verën e vitit 2021”, tha një burim i afërt me ministrinë ruse të mbrojtjes, ndërsa “një kontratë shtesë u nënshkrua këtë vjeshtë.”

Urdhri i ri nuk është shpallur zyrtarisht, por raportet për të janë përcjellë nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS, pasi kontrata e fundit do të shohë dorëzimin e ‘disa dhjetëra’ raketash Zircon 6,670 mph në 2023, shtoi burimi.

Të ngjashme