Lajme
Putin: BE ka humbur plotësisht sovranitetin
Demokracia
15:50 | 17 Qershor 2022

Share:

Gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik të Shën Petërsburgut, përveç SHBA-së, Putin nuk ka kursyer kritikat as për Bashkimin Evropian, sipas The Guardian.

Bashkimi Evropian ka “humbur plotësisht sovranitetin” dhe “po kërcen me meloditë e dikujt tjetër“, tha ai.

Ai akuzoi BE-në se “merr gjithçka që i diktohet dhe i bën dëm” popullsisë, biznesit dhe ekonomisë së saj. Duke folur për krizën globale ushqimore, Putin pretendon se problemi nuk “u shfaq sot” dhe akuzon Evropën se “po përpiqet t’ fajësojë të tjerët”.

“Ne nuk jemi fajtorë edhe pse vendet perëndimore po përpiqen të na fajësojnë ne, për gjithçka që po ndodh në ekonominë botërore,” theksoi Putin.

Putin tha se Rusia do të forcojë bashkëpunimin me të gjithë ata që janë të interesuar pavarësisht dëshirës së Perëndimit që ka zgjedhur rrugën e vetëizolimit.

Sipas tij, ka shumë vende që duan të bashkëpunojnë me Rusinë.

Të ngjashme