Lajme
Putin akuzon perëndimin se po bën përpjekje për vrasjen e gazetarëve rus
Demokracia
13:51 | 25 Prill 2022

Share:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka akuzuar perëndimin se janë duke bërë përpjekje për të të vrarë gazetarët rusë, pa dhënë asnjë provë për këtë pretendim.

Ai pretendoi se një përpjekje e tillë ndaj një reporteri televiziv ishte penguar nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).

“Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë ndaloi aktivitetet e një grupi terrorist që planifikoi të sulmonte dhe të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus”, tha Putin.

“Ata kanë kaluar në terror, në përgatitjen e vrasjes së gazetarëve tanë”.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Moska thotë se të arrestuarit vepronin në emër të shërbimit special ukrainas, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme