Lajme
Pushuesit braktisin plazhin e Potamit, kukulla pret në breg 7-vjeçaren e vrarë nga polici
Demokracia
10:20 | 03 Gusht 2022

Share:

Askush nuk ka shkelur më në Potam që pas ngjarjes së djeshme. Tragjedia që ka tronditur të madh e të vogël ka shkretuar plazhin mbi shezlonget e të cilit kanë mbetur rrobat e familjarëve të vogëlushes së ndjerë.

Në shenjë simbolike për vajzën e vogël, është lënë një kukull që ka tërhequr vëmendjen e atyre që kanë shkuar për të parë homazhet e lëna që dje. Pamja përlotëse ka bërë xhiron e rrjeteve sociale…

“Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë ëngjëll”,-është dixhitura perfekte e fotove…

Statusi i gazetares Esmeralda Keta:

“Mëngjes i trishtë sot në Potam…

Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…

Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë

Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë ëngjëll.

 

Të ngjashme