Lajme
Pushtimi i Ukrainës, pro-amerikani Ngjela: Situata mund të ndikojë vetëm në Kosovë
Demokracia
12:37 | 27 Shkurt 2022

Share:

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës mund të sjellë pasoja edhe në Ballkan e më tepër në Kosovë. Në një intervistë në emisionin “N’kohë” Spartak Ngjela është shprehur se pasojat e luftës mund të ndjehen edhe në Kosovë për shkak të mos anëtarësimit të saj në NATO.

“Kjo situatë mund të ndikojë në Kosovë për shkak se nuk është në NATO, ndërsa për Shqipërinë nuk asnjë shqetësim. Ndërsa qëndrimi SHBA sipas optikës duket si kurth për Rusinë”, tha Ngjela.

Ngjela e ka cilësuar të drejt qëndrimin e Shqipërisë krahë SHBA-së.

“Qëndrimi Shqipërisë në raport me situatën e ndezur është pozitiv, pasi bëhet fjalë për rreshtim në krahë të aleatit më të madh siç është SHBA”, tha Ngjela.
N’kohë, Ngjela ka zbuluar se po punon për një botim të ri, që pritet të jetë gati së shpejti.

“Së shpejti do botoj roman, kam pak muaj që punoj, janë 4 vajza të ngujuara që jetojnë në një vilë dhe rrëfejnë jetën e tyre. Brenda Qershorit mund të jetë gati”, u shpreh ai.
Referuar aktualitetit politik, për sa i përket zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6-Marsit, Ngjela u shpreh se koalicioni LSI-Berisha ka pak shanse për të mbledhur vota, ndërsa u shpreh se Basha përkrahet nga Washingtoni ndaj ka përparësi.

Të ngjashme