Lajme
Pushteti pranon fajësinë për dhunën në Kuvend, dy qeveritarët e dhunshëm largohen nga salla
Demokracia
19:23 | 13 Korrik 2023

Share:

Opozita e ka shënuar një fitore sot në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se kërkesa e Grupit Parlamentar të kësaj partie u realizua.

Ajo ka treguar se kërkesa e tyre ka qenë që të largohen nga senaca Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati, shkruan Demokracia.com.

Largimi i tyre nënkupton se pushteti e pranoi se dhuna në Kuvend nisi nga dy qeveritarët, Besnik Bislimi e Hekuran Murati.

“Dy ministrat e dhunshem u larguan nga Seanca. Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati nuk jane me ne seance. Dhuna nuk Kalon.”, ak shkruar ajo.

Të ngjashme