Arlind Manxhuka, zëdhënës i subjektit politik në pushtet, ka njoftuar për shtrimin e një rruge të re në veri.
Manxhuka një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se Qeveria Kurti po ua rregullon infrastrukturën asaj zone, shkruan Demokracia.com.
“Vazhdon shtrimi i rrugëve në veri të vendit. Si asnjëherë më parë po rregullohet infrastruktura edhe për qytetarët e asaj ane”, ka thënë Manxhuka, pa dhënë ndonjë detaj shtesë.
Përpara dy muajsh, u shtruan disa rrugë edhe në Zubin Potok dhe Leposaviq. Asfaltimi i rrugëve të reja në këto dy zona u përcoll me ceremoni, ku prezent ishin edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Bashkë me Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, ishim në vizitë në komunat në veri të Republikës së Kosovës, në Zubin Potok dhe Leposaviq”, njoftonte Aliu. /Demokracia.com/