Lajme
Pushteti ndërhyn në drejtësi | Shefi i kabinetit të Ministres së Drejtësisë i jep “urdhër” Prokurorisë për deputetin Haxhiu: Të hapet rast menjëherë
Demokracia
10:20 | 14 Korrik 2023

Share:

Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të hapet rast ndaj Bekim Haxhiut, deputetit të PDK-së.

Ai ka thënë se Bekim Haxhiu, i cili ishte i ftuar dje në studio televizive, do të duhej të ishte në një vend tjetër e jo në televizione.

“Mbramë, në një emision të vonshëm, ky far Kamishi deklaroi se nuk ishte ftuar nga organet e drejtësisë për veprimin e tij”, ka thënë ai.

“Realisht, ky nuk do të duhej të ishte fare në studiot televizive mbrëmë, por dikund tjetër, në organet e rendit.”

Shkrimi i plotë i Nimonit:

Mbramë, në një emision të vonshëm, ky far Kamishi deklaroi se nuk ishte ftuar nga organet e drejtësisë për veprimin e tij.

Realisht, ky nuk do të duhej të ishte fare në studiot televizive mbrëmë, por dikund tjetër, në organet e rendit.

Për këtë veprim tinëzar e të shëmtuar, të motivuar nga inate dhe motive të ulëta, ky ‘deputet’ duhet dhënë përgjegjësi dhe do të duhej proceduar menjëherë nga organet e përgjegjëse.

Të ngjashme