Që në pozita udhëheqëse të jenë njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje nuk është fenomen i rrallë.
Pas kapjes së disa institucioneve, tani qëllimi i VV-së u arrit edhe tek Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi

Pozita e drejtoreshës u dorëzua tek Jehona Namani Rexha, kjo e fundit e afërme me Luan Dalipin, shefin e Stafit të kryeministrit Albin Kurti.
Që Namani-Rexha është e afërt me Dalipin konfirmohet edhe nga një fotografi e përbashkët e vitit 2020, pikërisht në festën e ndërrimit të moteve.