Lajme
Pushteti i VV në Kamenicë ndërton çeshme për nder të babait të punonjësit të Glauk Konjufcës
Demokracia
23:24 | 31 Mars 2022

Share:

Në oborr të gjimnazit “Ismail Qemali”, në qytetin e Kamenicës, është ndërtuar një çeshme për nder të Skender Kërçelit, i cili ndërroi jetë gati një vit më parë.

Në shikim të parë, një ndërtim i tillë duket vepër me karakter humanitar.

Por, ajo çfarë e bën këtë ngjarje ndryshe nga të qenit thellësisht gjest humanitar, është personi të cilit ju ndërtuar.

Përmendorja e përuruar mban emrin e babait të Ilir Kërçelit, shefit të Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca,

Siç shihet nga fotot e siguruara nga Gazeta Nacionale, çeshmja është ndërtuar në oborrin e shkollës mbi gjelbërimin ku frekuentohet nga nxënësit e gjimnazit të Kamenicës.

E për lejen që e dhanë për të vendosur përmendoren e babait të Kërçelit, Nacionale ka tentuar të pyes edhe kryetarin e komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj.

Por i pari i komunës, që është nga e njëjta parti me Kërçelin, Vetëvendosje, nuk e ka hapur telefonin.

Gazeta nëpërmes burimeve në këtë komunë, ka siguruar foto ku shihet qartë se çeshmja e përuruar është në emër të babait të Kërçelit.

Sa për ironi, Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur sot mbledhje e ku si pikë të rendit të ditës ishte edhe caktimi i parcelës për ndërtimin e çeshmes, ndonëse ajo është ndërtuar tashmë.

Burime nga opozita në këtë komunë, përkatësisht nga Partia Social Demokrate (PSD), konsiderojnë se ndërtimi i kësaj çezme nuk do të shërbejë në të mirë të qytetarëve pasi që ka shkatërruar hapësirën e gjelbëruar.

Sipas tyre, ndërtimi i kësaj çezme është bërë i mundur vetëm nga lidhjet dhe ndikimi që shefi i stafit të Glauk Konjufcës ka në këtë komunë.

E në lidhje me këtë çështje ka reaguar ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, që vjen nga Partia Socialdemokrate.

Për gazetën Nacionale, Kastrati është shprehur se kjo që kë ka ndodhur është e papranueshme.

“Korrupsioni dhe keqpërdorimi i detyrës nuk është vetëm financiar. Madje, edhe më problematik është nëse dikush mundohet t’i japë një tjetër drejtim historisë për shkak të pushtetit që e ka. Për mua, një gjë e tillë është e papranueshme dhe nuk do të duhej të ndodhte”, ka thënë Kastrati.

Gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet lokale, Lëvizja Vetëvendosje ka premtuar qeverisje me duar të pastra e në kuadër të ligjit.

Të ngjashme