Lajme
Pushteti i sulet minatorëve, sulme ndaj atyre që janë në grevë
Demokracia
14:18 | 29 Tetor 2023

Share:

Vetëm gjatë natës së kaluar, 9 minatorë të cilët po mbajnë grevë brenda minierës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën Nacionale kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e minatorëve është shqetësuese, marrë për bazë faktin që nuk po i viziton askush.

“Deri tash nuk kemi pas, por natën kemi pasur 9 raste, 4 prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë kanë marrë tretman në urgjencë ose në spital rajonal të Mitrovicës, gjatë natës. 5 prej tyre nga QKMF-ja në Mitrovicë me lokacion në Stantërg. Numri po rritet i grevuesve”, ka thënë Jonuzi në fillim.

“Edhe gjendja është e rëndë kjo po na preokupon fort. Nuk po di edhe vet jam në presion më shumë psiqik sepse jeta e njerëzve është në pyetje”, tha më tutje ai.

Pavarësisht kushteve dhe problemeve shëndetësore, Jonuzi thotë se motivi i minatorëve për të grevuar vetëm po rritet.

“Veç është shtuar, kjo e ka rrit moralin e motivin me faktin që janë irrituar që nuk po i viziton kërkush, kjo e ka shtuar moralin saqë sot edhe pse është ditë vikendi greva është në numër të madh në minierë”, deklaroi për Nacionalen kryetari i Sindikatës.

Jonuzi në emër të Sindikatës ka reaguar ashpër për një postim të Ndërmarrjes Trepça, ku punëtorët akuzohen për sabotim të punës duke i publikuar disa pamje të kamerave.

“E pashë postimin, ai është kërcënim, shtantazh e presion ndaj neve. Kërcënsuesit e shantazhuesit nuk do të fitojnë. Trepça është e minatorëve, jo e kërcënuesve dhe shantazhuesve”, deklaroi për Nacionalen më tutje Jonuzi.

Jonuzi ka thënë se minatorët janë të zhgënjyer me faktin që askush nga qeveria nuk i ka vizituar. Ai theksoi se i kanë humbur shpresat.

“Jemi të zhgënjyer sepse kemi prit nga qeveria me reflektu,sepse kërkesat tona kanë qenë minimale dhe të drejta. Si qytetarë të këtij vendi, si kontribuues në shtet edhe na ka bërë me u ndi shumë të zhgënjyer e të fyer nga qeveria e Kosovës sepse kemi pasur shpresa e besim që do të ketë një qasje më pozitive pë Treçën, por kjo ka bërë që këto shpresa të veniten”, përfundoi Ibrahim Jonuzi.

Vetëm pak minuta më parë, Ndërmarrja akuzoi punëtorët se po e sabotojnë punën duke publikuar disa pamje të kamerave.

“Sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve. Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes. Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit. Menaxhmenti i Trepça Sh.A. do të ndërmerr shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit. Për Trepça Sh.A.!”, thuhej në postim.

Por, ky nuk është sulmi i vetëm nga partia në pushtet. Deputeti Dima Basha propagondoi se minatorët e Trepçës kanë paga të mira dhe më të mirat në rajon.

Basha propagandoi se minatorët marrin paga mbi 1 mijë euro e që u demantua nga Sindikata.

Minatorët po kërkojnë që t’i marrin pagat pa vonesa siç ka ndodhur kohëve të fundit, të largohet kryeshefi i ndërmarrjes Enis Abdurrahmani dhe sigurimin shëndetësor dhe plotësimin e kushteve të tjera.

Kjo është dita e gjashtë e grevës së minatorëve të cilët janë nguluar nëpër horizonte të minierave.

Të ngjashme