Lajme
Pushteti i ri e emëron Lulzim Hisenin si Konsull të Përgjithshëm në Francë
Demokracia
13:40 | 14 Mars 2022

Share:

Me rekomandim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Lulzim Hiseni është emëruar Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Paris të Francës. 

Emërimi i tij është konfirmuar për Demokracia.com nga zyrtarë të MPJD-së, që nuk kanë pranuar të identifikohen.

Hiseni në vitin 2016 ka qenë Ambasador i Kosovës në Kanada.

Po ashtu, Hiseni ka qenë drejtor i Departamentit të NATO-së dhe politikave të sigurisë./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme