Lajme
Pushteti i LVV-së | KQZ-ja nuk e shqyrton rekomandimin që nuk njeh dy kryetarët e partisë GUXO
Demokracia
14:30 | 19 Tetor 2022

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk e ka trajtuar çështjen për ligjshmërinë e zgjedhjes së dy kryetarëve të Listës Guxo, ndonëse ditë më parë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim ka konstatuar një varg shkeljesh në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie.

Publikimi i këtij rekomandimi nuk u mirëprit nga anëtarët e KQZ-ja, teksa anëtari nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, tha se raportet e tilla ndonëse janë pa vlerë, fillimisht duhet të njoftohet KQZ-ja për to.

“Raportet mos me qenë të njëjta dhe nuk është mirë që fillimisht t’u ndahen medieve e më pastaj të publikohen në ueb faqen e KQZ”, tha Rama, raporton EO.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, KQZ-ja ka trajtuar edhe çështjen për zëvendësimin e një asamblisti të Kuvendit Komunal në Podujevë.

Të ngjashme