Lajme
Pushteti i Kurtit nisë betejën për zbehjen e simboleve shtetërore të kohës së pavarësisë së Kosovës, i zëvendëson ato me vizatime pa asnjë identitet
Demokracia
09:30 | 21 Shtator 2024

Share:

Vetëm 16 vjet arriti të mbijetojë logoja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila e lidh organin përfaqësues të popullit të Kosovës me elementin kryesor të shtetit të Kosovës – hartën e territorit të Kosovës që është vendosur edhe në flamurin e Kosovës. Pushteti i ri tashmë ka filluar të krijojë mini-identitete institucionale, ende pa u forcuar mirë simbolet shtetërore.

Logoja e vjetër e Kuvendit të Kosovës, ashtu si edhe logot e institucioneve të tjera shtetërore, janë krijuar me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008 dhe që të gjitha ndërlidheshin fuqishëm me identitetin kryesor të shtetit, flamurin e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Çuditërisht, pushteti i dalë pas Zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, ka nisur betejën e re për zbehjen e simboleve shtetërore që lindën me shtetin e ri të Kosovës.

Në heshtje dhe pa debate publike, institucionet kryesore të Republikës së Kosovës kanë filluar të ndryshojnë pamjen e tyre dhe rrjedhimisht edhe historinë e tyre të re vetëm disavjeçare.

Përveç Kuvendit të Kosovës, edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar logon disavjeçare, kurse Policia e Kosovës është bërë me himnin e saj.

KUVENDI I KOSOVËS ZHDUKË GJURMËT E HISTORISË 16 VJEÇARE

Më 20 shtator 2024, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka ndryshuar logon e këtij institucioni, e cila “do të vendoset në hapësirët e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi”.

Siç edhe mund të vërehet, me logon e re janë zhdukur pothuajse të gjitha gjurmët e identitetit 16 vjeçar të Kuvendit të Kosovës.

OFENDIMET E KURTIT DHE VETËVENDOSJES NDAJ SIMBOLEVE SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, që nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk kanë respektuar flamurin dhe simbolet e tjera të Republikës së Kosovës.

Në shumë raste, vetë Kurti ka nxitur ofendimet dhe mosrespektin për flamurin dhe simbolet e shtetit të ri të Kosovës.

Vetëm pak kohë para se të bëhej kryeministër i Kosovës, Kurti e quante flamurin e Kosovës me ofendim, si “atë falamurin lara-lara”.

Shiko videon: https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/640772327215321

Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i ishin gëzuar as shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, siç edhe dëshmohet me anë të medieve, zyrtarët e kësaj partie, së bashku me liderin e tyre, Albin Kurtin, kanë refuzuar të festojnë arritjen e madhe të popullit të Kosovës. /Demokracia.com/

Lexo më shumë:

https://demokracia.com/viti-2008-vv-ja-nje-dite-para-shpalljes-se-pavaresise-dita-e-diel-dite-e-zakonshme-kjo-nuk-eshte-pavaresi/
https://demokracia.com/nuk-e-festojme-pavaresine-20-vjecari-shkaterrimtar-albin-kurti-ne-beteje-me-te-kaluaren-e-tij-kunder-lirise-dhe-shtetit-te-kosoves/
https://demokracia.com/ana-e-erret-e-albin-kurtit-nuk-e-festoi-shpalljen-e-pavaresise-se-kosoves-video-dokumente/

Të ngjashme