Lajme
Pushteti i Hysenit| Kaq para u shpenzuan për dreka dhe derivate në këtë vit
Demokracia
18:00 | 06 Shtator 2023

Share:

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka shpenzuar afro 4 mijë litra derivate për gjashtë muaj.

Në listën e shpenzimeve që ka siguruar Gazeta Insajderi po ashtu bëhen të ditura edhe shpenzimet për servisim të veturave që kapin shifrën prej 2784 euro.

Zyra e kryetarit ka paguar 3 mijë euro edhe për dreka dhe darka zyrtare.

Hyseni në bazë të dokumenteve që ka siguruar Insajderi për vetëm tre muajt e parë të vitit ka harxhuar 3 mijë e 399 euro në dreka zyrtare.

Ndërsa për gjashtë muaj në derivate janë shpenzuar rreth 4 mijë litra derivate dhe 2784 euro janë ‘lënë’ në servis të veturave.

Të ngjashme