Lajme
Pushteti i Albin Kurtit | Policia bastisi shtëpinë e shqiptarit që largoi flamurin serb në Zveçan
Demokracia
20:04 | 08 Maj 2023

Share:

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani ka konfirmuar se është intervistuar personi që po dyshohet se ka larguar flamurin serb nga një kodër në Zveçan.

Elshani tha  se i dyshuari është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Tutje, Elshani bëri të ditur se të dyshuarit i është bastisur shtëpia e tij por, nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

“Po është arrestuar personi – e kemi bastis shtëpinë e tij. Ai më herët ishte i akuzuar për dy vepra penale, armë mbajtje pa leje dhe për përparje. Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt“, tha ai.

Gazeta Insajderi merr vesh se personi në fjalë është Kujtim Peci ndryshe i njohur si “Kujtim Xh Boletini”

Si ndodhi ngjarja?

 

Para pak ditësh në një pjesë të fshatit Grabovc të komunës së Zveçanit është larguar flamuri i shtetit të Serbisë dhe në vend të tij është vendosur flamuri shqiptar.

Video e momentit të largimit të flamurit është bërë virale në rrjetet sociale.

VIDEO:

Kujtojmë që pas këtij veprimi të këtij personi, në atë vend është larguar sërish flamuri shqiptar dhe është vendosur flamuri serb.

Të ngjashme