Lajme
Pushteti çuditë shtetin: VV s’e konsideron “të mirëfilltë” që t’i testohen vendimet në Kushtetuese
Demokracia
14:03 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka çuditur me reagimin e fundit në rrjetet sociale. Nëpërmjet një komunikate për media, LVV ka thënë se partitë opozitare po ia bllokojnë vendimet në Gjykatën Kushtetuese, siç shprehen ata “në mungesë të kritikës së mirëfilltë”.

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur “të pa alternativë” opozitën veç pse po ia teston ligjshmërinë e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Paparaci.com.

“Pra, nga njëra anë ajo dërgon Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për Këshillin Prokurorial, kurse në anën tjetër Ligjin për çmimet tavan dhe atë për Fondin Sovran.”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Në vazhdim të kësaj komunikate VV ka thënë se opozita “në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave“, po vazhdojnë “të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese”.

Partia në pushtet, duket se nuk e konsideron mënyrë të mirëfilltë të testimit të vendimeve, testin e ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese.

Komunikata e plotë: 

Opozita e pa alternativë, vazhdon ta shfrytëzoj Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur dhe për t’i mbrojtur të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit.

Pra, nga njëra anë ajo dërgon Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për Këshillin Prokurorial, kurse në anën tjetër Ligjin për çmimet tavan dhe atë për Fondin Sovran.

Në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave ndaj propozimeve e vendimeve tona, me qëllim bllokimin e reformave tona transformuese e progresiste vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk ka të bëjë me opozitbërje, kjo është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre.

Të ngjashme