Lajme
Pushteti bojkotoi seancën, deputeti Hoti: Cenim i rendit kushtetues
Demokracia
12:10 | 12 Tetor 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e sotme, ka thënë se është cenuar demokracia parlamentare në Kosovë.

Hoti përmendi tri instrumente që opozita i ka në dorë dhe sipas tij që të trija po cenohet drejtëpërdrejtë nga vendimet e shumicës.

“Situata e sotme ka kulmuar me një pozicion që besoj që cenohet demokracia parlamentare në Kosovë. Janë tri instrumente që i ka opozita në dorë: seanca e jashtëzakonshme, komisionet parlamentare dhe pyetjet parlamentare të deputetëve. Të tria këto, në dy javët e fundit janë cenuar drejtëpërdrejtë me vendime të shumicës. Pak ju mbaj përgjegjës juve [Konjufcën] dhe kryesinë e Kuvendit, ju duhet të uleni të diskutoni këtë situatë, kjo është e patolerueshme. Nuk është veprim i thjeshtë parlamentar mosprezenca e mazhorancës sot këtu ose veprim i thjeshtë i kryeministrit mos e u përgjigj në pyetjet parlamentare, ose pamundësimi i konstituimit të komisionit hetimor. Ky është cenim i rendit kushtetues”, tha Hoti.

Të ngjashme