Lajme
Pupovci e konfirmon dorëheqjen: Ia kam komunikuar Kurtit e Nagavcit që nga tetori
Demokracia
21:47 | 24 Nëntor 2022

Share:

Dukagjin Pupovci ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit.

Pupovci për Express tha se dorëheqjen e tij ia ka komunikuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryeministrit Albin Kurti që nga muaji tetor.

Ai tha se arsyet e dorëheqjes janë personale, ndërsa dorëheqjen formale nuk e ka paraqitur akoma.

“Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ja kam komunikuar Ministres Nagavci dhe Kryeministrit Kurti në tetor. Arsyet janë të natyrës personale. Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me Ministren e Kryeministrin. Edhe  pasi të jem larguar nga posti i tanishëm do të mbetem aktiv në fushën e arsimit”.

 

Të ngjashme