Lajme
Punuan edhe pas orës 23:00, policia shqipton 10 gjoba për lokalet në Prizren
Demokracia
15:20 | 12 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Me qëllim të zbatimit të vendimeve të qeverisë për parandalimin e pandemisë COVID-19, gjatë fundjavës në orët e vona të mbrëmjes, patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren dhe Prizren-Veri, kanë bërë patrullime të shtuara dhe kontrollimin e lokaleve dhe bizneseve dhe janë shqiptuar 10 gjoba kundërvajtësve.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të bizneseve, patrullat  kane has në disa lokale që nuk e kanë respektuar orarin e caktuar (ora 23:00) dhe ndaj tyre janë marre masat, janë mbylle lokalet dhe ndaj pronareve janë shqiptuar gjoba, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Me qellim të zbatimit të vendimeve të qeverisë për parandalimin e pandemisë Covid-19, gjatë fundjavës  në orët e vona të mbrëmjes, patrullat policore dhe hetuesit e  Stacionit Policor  Prizren dhe Prizren-Veri, kane bëre patrullime të shtuara dhe kontrollimin e lokaleve dhe bizneseve.

Në fokus të kontrollimit ka qenë zbatimi i masave të qeverisë për parandalimin e Covid-19, e sidomos respektimi i orarit të punës ne bazë të vendimeve të qeverisë.

Gjatë kontrollit të bizneseve, patrullat  kane has në disa lokale që nuk e kanë respektuar orarin e caktuar (ora 23:00) dhe ndaj tyre janë marre masat, janë mbylle lokalet dhe ndaj pronareve janë shqiptuar gjoba.

Lokalet që nuk e kanë respektuar orarin e punës kane qenë kryesisht kafiteritë.

Gjate këtij aktiviteti janë shqiptuar dhjetë gjoba ndaj kundërvajtësve. Aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi./Demokracia.com/

Të ngjashme