Lajme
Punonjësja e IKSHPK-së dyshon për falsifikim të një testi për COVID-19
Demokracia
09:07 | 23 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punonjëse në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar se ka gjetur një test COVID-19 të falsifikuar, në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, e punësuar në IKSHPK dhe në një laborator është ankuar se ka hasur në një test për COVID-19, për të cili dyshohet se ka ndërhyrje dhe është falsifikuar, shkruan Demokracia.com.

“Rr. Fadil Hoxha, Prishtinë 19.02.2021 – 16:30. Ankuesja femër  kosovare e punësuar në IKSHP dhe në laboratorin Olive raporton se ka hasur ne një dokument, të cilin e prezanton e dyshuara femër kosovare (testi për Covid 19), për të cilin dyshon se ka ndërhyrje dhe është falsifikuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme