Lajme
Punonjësit në IKSHPK po punojnë deri në 20 orë në ditë, Ramadani tregon për punën gjatë pandemisë
Demokracia
22:18 | 19 Janar 2021

Share:

Drejtori Ekzekutiv i IKSHPK’së, Naser Ramadani ka thënë se punonjësit në këtë Institut po punojnë deri në 20 orë në ditë, derisa vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Në një intervistë ekskluzive për Demokracia.com, Ramadani është pyetur edhe rreth një ditë pune në IKSHPK, gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme.

“Si IKSHPK, shumë probleme në epidemiologjinë e sëmundjeve në Kosovë i kemi zgjidhur me sukses. Jemi ballafaquar dhe kemi dalë faqebardhë me sëmundjet vaksinë-preventabile. Për shembull, që nga viti 2003 ne jemi vend i lirë nga paraliza e fëmijëve. Mbi tri dekada jemi ballafaquar “gjoks për gjoks” me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo. Nga viti 2013 deri sot është raportuar dhe diagnostikuar vetëm një rast i EHKK në Kosovë. Ky konsiderohet një ndër sukseset dhe të arriturat më të mëdha në historikun e shëndetësisë kosovare.”, ka thënë Ramadani.

Ai mes tjerash në këtë intervistë ka thënë se profesionistët në IKSHPK kanë punuar deri në 20 orë në ditë, gjatë gjithë këtij muaji.

“Të jesh epidemiolog në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve do kurajo dhe përvojë. Jo më kot, simboli i epidemiologut është këpuca me tabane të shlyera. Prandaj, edhe në këtë pandemi mund të thuhet se epidemiologët e Kosovës kanë sfiduar të pamundurën, duke kombinuar epidemiologjinë klasike të terrenit, nëpër baltë, shi e borë, me epidemiologjinë moderne të teknologjisë së kohës. Profesionistët e shëndetit publik, epidemiologët dhe mikrobiologët e IKSHPK-së, po punojnë pa orar të caktuar, me një mesatare ditore prej 15 orë punë, ndonjëherë duke punuar deri në 20 orë në ditë, pa ndërprerë, gjatë gjithë këtyre javëve e muajve, gjatë gjithë këtij viti.”, tha Ramadani.

Për më shumë detaje, lexoni të plotë intervistën e Ramadanit për Demokracia.com

Situata epidemiologjike mbahet nën kontroll për aq sa duan qytetarët. Shëndeti ynë, në duart tona!

 

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024