Lajme
Punonjësit e një banke në Shtime që garojnë për asamble nga LVV-ja u bëjnë presion klientëve për t’i votuar
Demokracia
17:10 | 30 Gusht 2021

Share:

Partitë Politike e kandidatët për asamblistë kanë nisur furishëm fushatën për zgjedhjet komunale që pritet të mbahen me 17 tetor. Ata po dalin derë me derë për të kërkuar votën nga qytetarët. Por një rast presioni ndaj qytetarëve është raportuar në komunën e Shtimes. Ku së paku dy kandidat për asamble nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, të cilët punojnë në një bankë mikrofinanciare në këtë qytezë kanë nisur t’i bëjnë presion klientëve të tyre për t’i votuar ata në zgjedhjet e 17 tetorit.

E një gjë e tillë bërë që njëri prej klientëve të ankohet zyrtarisht tek menaxhmenti qendror i bankës mikrofinanciare “KRK” në komunën e Shtimes.  Në ankesën e klientit B.I drejtuar Qendrës së bankës mikrofinanciare “KRK”, mes tjerash thuhet se punonjësit e tyre po ua kërkojnë votën për vete dhe Lëvizjen Vetëvendosje duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Ankohem për zyrtarin e bankes KRK në Shtime me emër B.S i cili është anëtar i partisë Politike Vetëvendosje e i cili po bën fushatë në bankën e juaj. Unë dhe familja ime jemi klient të kësaj banke, mirëpo jemi duke e shqyrtuar mundësinë të largohemi shkaku i këtij presioni”, thuhet në shkresën e klientit të cilën e ka siguruar Demokracia.com.

Në anën tjetër, menaxhemndi i kësaj banke i është përgjigjur këtij klienti, duke i thënë se askush nuk do të lejohet të ekspozoj bindjet politike apo të tjera që nuk kanë të bëjnë me punën gjatë orarit të punës.

“Kreditimi Rural i Kosovës është neutral në raport me organizatat politike dhe të tjera, gjithashtu edhe stafi i saj. Prandaj ne iu sigurojmë që askush nuk do të lejohet të ekspozoj bindjet politike apo të tjera që nuk kanë të bëjnë me punën gjatë orarit të punës”, thuhet midis të tjerash në shkresën e bankës KRK.

Demokracia.com ka dërguar pyetje edhe në bankën, Kreditimi Rural i Kosovës, për të marrë informacione më shumë rreth kësaj çështje dhe se çfarë hapash janë ndërmarr ndaj punonjësve në fjalë. Por që nga kjo bankë nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Demokracia.com po ashtu ka mësuar se në këtë bankë punojnë dy kandidatë për asamble nga Lëvizja Vetëvendosje A.B dhe B.S, po ashtu si punonjës tjetër i kësaj banke është edhe nënkryetari i këtij subjekti politik B.R. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme