Auto&Tech
Punonjësit e Facebook nuk hyjnë në zyrat e tyre
Demokracia
21:59 | 04 Tetor 2021

Share:

Me sa duket, jo vetëm përdoruesit e Facebook janë prekur nga dështimi i shërbimit, por edhe punonjës të gjigantit të internetit: Sipas një cicërimë nga gazetari i NBC, Kevin Collier, qasja në shumë zyra të Facebook-ut është e lidhur me internetin dhe për këtë arsye puna është e paralizuar.

Komunikimi i brendshëm është gjithashtu i kufizuar rëndë, raporton 20min.ch transmeton “Bota sot”

“Ende nuk e di saktësisht se çfarë qëndron prapa çështjes DNS që ka nxjerrë rrjetet Facebook/Instagram/WhatsApp jashtë linje, por është vërtet gjë e keqe. Pothuajse gjithçka që kalon nëpër ato tre kompani janë të paarritshme. Punonjësit as nuk mund të hyjnë në dhomat e punës”, shkroi ai.

Të ngjashme