Lajme
Punimet te stacioni policor në Leposaviq| Lëndohet punëtori i “Ekskavatorit” kontraktor i MPB-së
Demokracia
22:34 | 26 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Një punëtor është lënduar në punë, derisa po kryheshin punime në Bistricë, afër stacionit policor atje. Mësohet se i lënduari është punëtor i “Ekskavatorit”, firmë e angazhuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Hetimet kanë nisur.

Ditën e hënë një incident në punë ka ndodhur derisa po hiqeshin disa rrethoja mbrojtëse të rrugës në Bistricë, rrugës për në Leoposaviq, para stacionit policor aty.

Siç merr vesh Insajderi, firma ku ndodhi ky incident është kontraktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

I lënduari në vendin e punës në këtë rast është punëtor i firmës “Ekskavatori”, pronë e  Saduah Rysha.

Insajderi merr vesh qe Policia ka hapur rast me urdhër të Prokurorit te Shtetit ku bashke me Policinë kanë dal në vend të ngjarjes edhe Inspektorati i Punës.

Të ngjashme