Lajme
Punime në segmentin Vushtrri-Stanovc, Policia ka një njoftim për qytetarët
Demokracia
09:28 | 09 Korrik 2021

Share:

Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët, veçanërisht banorët e zonave të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, se për shkak të punimeve në zgjerimin e segmentit Vushtrri-Stanovc, duhet shfrytëzuar rrugë të tjera alternative.

Sipas njoftimit, si rruge alternative mund të përdoret rruga regjionale segmenti Mitrovicë-Frashër-Vushtrri-Prilluzhë, me kyçje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas.

“Deri në sanimin e kësaj gjendje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut, në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë”, thuhet në njoftimin.

Të ngjashme