Lajme
Punëtori i KEDS-it aksidentohet për vdekje derisa ishte duke punuar
Demokracia
18:18 | 03 Prill 2022

Share:

Një punëtor i KEDS është aksidentuar për vdekje, derisa ishte duke punuara, nga një veturë në Podujevë.

Demokracia.com mëson se viktima është një 63-vjeçar, XH.D nga fshati Doberdol.

Për vdekjen e 63-vjeçarit ka njoftuar edhe KEDS.

Sipas KEDS, punëtori i tyre kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar me urgjencë në QKUK, por nuk kishte arritur të mbijetojë.

“Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë. Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”. thuhet në njoftimin e KEDS.. /Demokracia.com/ 

Demokracia.com po ashtu ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik.

Të ngjashme