Lajme
Punëtorët teknikë të UP-së paralajmërojnë bllokim të punës
Demokracia
10:31 | 26 Janar 2021

Share:

Punëtorët teknik të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës nuk e kanë marrë akoma pagën e muajit dhjetor të vitit të kaluar, gjë që i ka shtyer ata që sot të dalin në protesta.

Shkas për protestën e cila po mbahet para Rektoratit, është edhe mospajisja me kontratë të punës, raporton Demokracia.com

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi gjatë protestës së sotme ka thënë se nëse deri në orën 14:00 nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do ta bllokojnë gjithë punën.

“Ne do ta bllokojmë të gjithë sistemin, nuk mund të qëndrojmë duke kërkuar lëmoshë, shteti ka dështuar sa i përket plotësimit të kushteve për sektorin privat. Ne po kërkojmë të drejtën tonë. Nëse sot deri në ora 14:00 nuk do të ketë realizim të kërkesave, ne do ta bllokojmë gjithë punën”, tha Azemi.

Ai ka shtuar se këtë gjendje e kanë sjelluar ata të cilët sot po bëjnë premtime dhe sipas tij, “po krekosen”./Demokracia.com

 

Të ngjashme