Lajme
Punëtorët në shkolla ilegale serbe paguhen nga MASHTI
Demokracia
23:35 | 07 Shtator 2022

Share:

Fëmijët serbë u janë rikthyer mësimit në shkolla. Ky është tregues që shkolla serbe në komunën e Graçanicës por edhe në komunat me shumicë serbe, vepron ndryshe nga të gjitha shkollat tjera shqipe në Kosovë të cilat aktualisht janë në grevë.

Por ky s’është i vetmi dallim, pasi që shkollat serbe në Kosovë ilegalisht punojnë me plan program serb dhe literaturë serbe.

E mësimdhënësit serbë paguhen nga Serbia.

E të gjithë nxënësit që vijojnë mësimin këtu, mësojnë vetëm në gjuhën e tyre dhe në planprogam serb.

Mësimi po vazhdon normalisht edhe në Mitrovicën e veriut, raporton T7.

Por e veçanta e këtyre shkollave që punojnë me direktiva të Serbisë, është se një pjesë e stafit paguhen nga buxheti i Kosovës.

Se ka punëtorë që paguhen nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, e konfirmoi vetë zëvendësministri Dukagjin Pupovci.

Zyrtarët e ministrisë, të cilëve muaj më parë iu kishin ndërprerë pagat, për shkak që nuk dilnin në punë, janë vënë në dispozicion të komunave me shumicë serbe.

E serbët që punojnë në veri tash, u punësuan si rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel lidhur me integrimin e komunitetit serb në Kosovë.

Kjo është lista e ministrisë së Arsimit, me emrat e të gjithë personave të cilët u punësuan në ministri përmes kësaj marrëveshjeje.

Serbët e punësuar në ministri, për një kohë të gjatë morën paga nga buxheti i shtetit pa shkuar asnjë ditë në vendin e punës.

Të ngjashme