Lajme
Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta e greva
Demokracia
18:57 | 03 Mars 2023

Share:

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta dhe greva të pandalshme nëse nuk iu rriten pagat.

Një gjë e tillë e ka njoftuar Sindikata e Re e KEK-ut të premten në ‘Facebook’.

Sipas njoftimit, punëtorët janë pajtuar që të protestojnë dhe të hynë në grevë në rast se nuk iu plotësohet kërkesa për ngritje të pagave.

“Sot në tubimin informues rreth kërkesave tona, morëm mbështetje të fuqishme nga punëtorët për realizimin e kërkesës për ngritjen e pagave edhe me protesta dhe grevë të pandalshme deri në realizim”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme