Lajme
Punëtorët e “Ferronikelit” tentojnë të hynë në ndërtesën e Kuvendit, ndalohen nga Policia
Demokracia
12:44 | 24 Shkurt 2022

Share:

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, po protestojnë para institucioneve të Kosovës, derisa një pjesë e tyre ka tentuar të hyjë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Ata janë ndaluar nga zyrtarët policor.

Protesta po mbahet nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit.

Ndryshe të njëjtit kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren masa nga Qeveria, ata do të vazhdojnë me zhvillime të tjera./KP/

Të ngjashme