Lajme
Punëtorët e Çernobilit zëvendësohen nga vullnetarë pas 25 ditësh të bllokuar
Demokracia
19:53 | 20 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Pasi u mbajtën peng nga trupat ruse për më shumë se tre javë, 64 punëtorë në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë më në fund arritën të largoheshin.

Ata janë zëvendësuar nga 46 punonjës që dolën vullnetarë për të zëvendësuar punonjësit e mbajtur peng.

Rreth 200 punëtorë me turne dhe anëtarë të Gardës Kombëtare të Ukrainës ishin bllokuar në termocentralin që nga 24 shkurti,dita e parë e luftës,  kur trupat ruse morën nën kontroll termocentralin.

Duke qenë se pala ruse nuk ishte në gjendje të garantonte sigurinë e tyre nëse përpiqeshin të largoheshin nga uzina, punëtorët u bllokuan pa ushqim dhe me mungesë ilaçesh. Ata u detyruan të flinin mbi gjithçka që gjenin, dysheme, tavolina dhe disa shtretër të vegjël kampi.

Gjatë sprovës së tyre, termocentrali humbi lidhjen me rrjetin elektrik pasi luftimet në rajon dëmtuan një kabllo elektrike, ccka rriti panikun se humbja e energjisë mund të çonte në një dështim të sistemit të ftohjes për karburantin bërthamor të magazinuar.

Të ngjashme