Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë pasi që nuk ka shkarkuar apo suspenduar asnjë zyrtarë për skandalin e punësimeve në KEK.
Nëpërmjet në njoftimi për medie, nga LDK thonë se 14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK, dhe konkursi ende nuk është anuluar, përcjell Demokracia.com.
“14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK. Konkursi ende nuk është anuluar; të 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë; e pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi e suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë krim”, thuhet në njoftim.
Demokracia.com ditëve të fundit ka raportuar për punësimet e LVV-së në disa institucione.
Dhjetra persona të punësuar së fundi në KEK, janë militantë dhe përkrahës të LVV-së, ose kanë lidhje me ata.
Veç kësaj, Demokracia.com ka raportuar edhe për punësimet në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ku të paktën pesë persona që kanë fituar pozita në këtë institucion, e përkrahin pushtetin.
Opozita në Kosovë ka mbledhur 40 nënshkrime për komisionin hetimor për çështjet me energjinë dhe punësimet në KEK.
Ndërkaq, edhe Prokuroria e shtetit dhe Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetimet lidhur me punësimet masive në KEK./Demokracia.com/
LEXO EDHE: