Sport
Pulisic e rikthen Chelsean te fitorja në Premierligë, fitojn derbin ndaj rivalit londinez
Demokracia
17:08 | 24 Prill 2022

Share:

Chelsea është rikthyer te fitorja në elitën e futbollit anglez pas humbjes nga Arsenali në mesjavë.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea ishte nikoqire e rivalit lokal, West Hamit në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.

Ndeshja e vlefshme për javën e 34-t në Premierligë i takoi Chelseat me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Të Kaltërit” e shënoi Christian Pulisic në minutën e 90-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Chelsea ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 65 pikë, kurse West Hami në vendin e shtatë me 52 sosh./Demokracia.com/

Të ngjashme