Lajme
Publikohen pamje të sulmit ndaj dy shqiptarëve nga serbët në veri
Demokracia
17:12 | 01 Qershor 2023

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka postuar një video ku dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Sipas tij, milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të Republikës së Kosovës.

“Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi”, tha ai.

Sipas tij, ky akt dhune e huliganeske duhet të dënohet dhe përgjegjësit kriminal të vihen para drejtësisë.

“Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”, ka thënë Sveçla.

Po ashtu, ministri Sveçla, gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe ndaj veprimeve të Listës Serbe, të cilët sipas tij po i detyrojnë serbet e veriut të nënshkruajnë pjesëmarrjen në protestë.

Sipas tij, për ata që nuk kanë marrë pjesë në protestë nënkupton kërcënime dhe dhunë fizike ndaj tyre dhe familjarëve largime nga puna si dhe dëmtim të pronave të atyre personave.

Të ngjashme