Lajme
Publikohet video e sulmit të supozuar në Kremlin: Moska kërcënon me hakmarrje, Putini nuk u lëndua
Demokracia
15:01 | 03 Maj 2023

Share:

Pamjet e një sulmi të supozuar me dron në Kremlin u shfaqën në rrjetet sociale dhe Moska zyrtare njoftoi se Kievi u përpoq të sulmonte rezidencën e Vladimir Putin me dronë.

“Dy dronë u drejtuan drejt Kremlinit. Si rezultat i veprimeve në kohë të ushtrisë dhe shërbimeve speciale që përdorin sistemet e radarëve për luftë, pajisjet janë çaktivizuar”, thuhet në njoftim, transmeton Demokracia.com.

Siç shtohet në deklaratën e transmetuar nga RIA, Putin nuk është lënduar dhe orari i tij mbetet i njëjtë.

Kremlini i konsideron këto veprime si një akt të planifikuar terrorizmi dhe një përpjekje për të vrarë presidentin në prag të Ditës së Fitores dhe paradës së 9 majit. Ajo që është shqetësuese është fakti se shërbimi për shtyp i Kremlinit thekson se Rusia rezervon të drejtën t’u përgjigjet veprimeve të tilla, “kur dhe si të dojë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme