Sport
Publikohet video e sulmit fatal ndaj tifozit grek të AEK-ut
Demokracia
22:04 | 14 Gusht 2023

Share:

Në faqen “Hooligans.cz” është publikuar një video ku shihet momenti ku një tifoz grek i AEK-ut u sulmua fatalisht nga disa tifozë tjerë, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes ekipit grek dhe Dinamos së Zagrebit. Fillimisht ishte aluduar se tifozi i AEK-ut u sulmua nga tifozët kroatë.

Mirëpo, raportimet e fundit janë se sulmi vrasës u krye nga tifozët grekë. Ata sulmuan fatalisht, pasi menduan se ishte tifoz kroat, për faktin se mbante fanellën e kaltër.

Në video shihet tifozi duke u sulmuar, ndërsa më pas shihet duke u futur në një shitore për të kërkuar ndihmë. Tifozi grek mori plagë nga një mjet i mprehtë, ndërsa u arrestuan disa persona, përfshirë edhe dy shqiptarë.

Të ngjashme