ShowBiz
Publikohet video, Beniada dhe Big Mama duke u puthur në buzë
Demokracia
23:12 | 12 Shkurt 2022

Share:

Mbrëmë janë shpallur katër finalistët zyrtarë të formatit Big Brother Vip.

Einxhel, Beniada, Ilir dhe Donaldi janë katër të famshmit që garojnë për të marrë çmimin e madh i cili do të jepet më 18 shkurt.

Gjatë kësaj jave ata kanë pranuar të takojnë personazhe të ndryshme dhe ish-banorë që të darkojnë me ta, por në këmbim që çmimi prej 115 mijë eurosh do të ulej.

Mbrëmë disa nga ish banorët erdhën dhe darkuan bashkë me katër finalistët, në përjashtim të Trixës që pas batutës së Ermalit dhe Salsanos hoqi dorë nga darka.

Këngëtarja Big Mama e cila njihet për karakterin e saj të fortë e karizmatik tregoi se e ka marrë malli për Beniadën. Kështu të dyja kaluan mjaft mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Por në një moment dy vajzat shkëmbyen puthje në buzë, në shenjë të dashurisë dhe miqësisë që kanë me njëra-tjetrën.

Kjo puthje ndodhi pasi Einxhel dhe Dagzi nuk i ndaheshin njëri-tjetrit e duke shkëmbyer puthje të njëpasnjëshme.

Të ngjashme