Arte
Publikohet traileri i episodit special të “Harry Potter”
Demokracia
11:36 | 07 Dhjetor 2021

Share:

Superyjet e Harry Poter do të bashkohen për herë të fundit për të realizuar episodin special. Ata do të ribashkohen pas 20-vjetësh dhe fansat mezi po e presin këtë.

Të hënën emocionet iu shtuan edhe më shumë pasi u publikua traileri i parë i episodit.

Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint janë ndër ata që do të ribashkohen për këtë episod i cili do të publikohet ditën e parë të Vitit të Ri, së bashku me yjet e tjerë kryesorë nga ekskluziviteti i filmit, të cilët u shfaqën në trailer.

Lajmi për ribashkimin erdhi muajin e kaluar, pasi u zbulua se yjet do të mblidheshin për të diskutuar botën magjike dhe ekskluzivitetin e tetë filmave.

Danieli, Rupert dhe Ema nuk kanë dalë bashkë në publik që nga premiera e fundit e serive, Harry Potter And The Deathly Hallows Part 2, në korrik 2011.

Të ngjashme