Pesë javë që prej kur ka nisur pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky ka kaluar shumicën e ditëve brenda një bunkeri. Megjithatë, ai nuk qëndron aty për më shumë se tre apo katër ditë, pasi dëshiron ta shoh realitetin vetë.
Daily Mail shkruan se disa raporte tregojnë se presidenti ukrainas fle vetëm dy orë në ditë, ndonjëherë edhe më pak, përcjell Demokracia.com.
Kjo ka ndodhur gjatë gjithë muajit të fundit dhe vazhdon ende.
Gjëja e fundit që dihet për familjen e tij, është se janë fshehur diku në Ukrainë duke tentuar që të ikin nga forcat ruse, pasi vetë Zelensky ka thënë se gruaja dhe fëmijët e tij janë targetet kryesore të vrasësve.
Olena Zelensky ka përdorur rrjetet sociale për të ngritur shqetësimet e saj, ku ka publikuar pamje të varrezave masive dhe dëmtime të mëdha, duke i bërë thirrje perëndimit që ta marrë në dorë situatën, përcjell Demokracia.com.
Ditë më parë, ajo i tha ABC News se ka frikë që bashkëshorti i saj mund të vritet, pasi u ka mbijetuar disa tentim-vrasjeve nga rusët.
Deri më tani, vetëm në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev janë vrarë të paktën 5 mijë persona, por numri mund të jetë i lartë deri në n20 mijë, ka konfirmuar një zyrtar ukrainas./Demokracia.com/