Lajme
Publikohet raporti, mbi 100 raste të reja me COVID-19
Demokracia
15:00 | 05 Janar 2022

Share:

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 107 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

05 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.

Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.

Në total numri i rasteve aktive është 740.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024