Lajme
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Demokracia
15:09 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve nuk ka vdekur asnjë qytetarë nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 2 mijë e 288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

08 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 768.814  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 319. /Demokracia.com/

Të ngjashme