Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
18 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19
ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Deri më sot janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 101./Demokracia.com/