Lajme
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Demokracia
14:59 | 29 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 619 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

29 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.825.998 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 619 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 441./Demokracia.com/

Të ngjashme